Nga gjiri i San Franciscos deri në Sao Paolo të Rijadhit, mungesa e ujit mund të errësojë ndjeshëm parashikimin ekonomik. Megjithatë, rreziku nuk është askush më i lartë se sa në Azinë Jugore, ku India, ekonomia më e madhe dhe pushteti më i madh rajonal, ndodhet përballë mungesave më ekstreme dhe mungesës së konsensusit për mënyrën se si duhet të trajtohet kjo krizë jetësore.
Realiteti është që problemet e ujit rrezikojnë t’i japin një goditje të fortë rritjes ekonomike të Indisë dhe ta ngadalësojnë rritjen e vendit si pushtet rajonal. Fatmirësisht, duke adoptuar disa reforma të mira, qeveria e Indisë mund të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera për t’i ofruar kontinentit siguri për çështjen e ujit.
India ndodhet në mes të një thatësire ekstreme dhe shkatërrimtare, me pasoja për të gjithë politikën e vendit. Pothuajse një e katërta e popullsisë është prekur nga ky problem, duke gjeneruar kështu dëshpërim masiv. Në Marathwada, një rajon agrikulturor në lindje të Mumbait, gazetarët kanë regjistruar 320 vetvrasje të fermerëve deri në vitin 2016, shumica prej të cilëve kanë fajësuar vetëm rreshjet e pamjaftueshme. Kohët e fundit, Dhoma e Ulët e Indisë, Lok Sabha, ka kritikuar ashpër qeverinë për kundërpërgjigje të papërshtatshme dhe jo efektive kundrejt krizës dhe Gjykata e Lartë e ka vënë shpesh New Dehlin përpara përgjegjësisë për kundërpërgjigje të ngadalta kundrejt konflikteve ndërshtetërore lidhur me mungesën e ujit, përfshirë këtu edhe betejën e gjatë ligjore ndërmjet Punjabit dhe Haryanas për lumin e përbashkët. Këto konflikte e kanë komplikuar ndjeshëm kundërpërgjigjen e qeverisë për thatësirën dhe mungesën e theksuar të ujit.
Kriza e ujit në Indi buron nga një përzierje shkatërrimtare e faktorëve gjeografikë, ekonomikë dhe politikë. India është tepër e varur nga sistemet e pakta të lumenjve të mëdhenj, veçanërisht Ganges dhe degëve të tij, për furnizimin me ujë. Për femerët dhe banorët e zonave urbane që ndodhen larg burimeve ujore, përfitimi i ujit shpesh bëhet tepër e vështirë dhe e kushtueshme, duke çuar kështu drejt varësisë nga burimet gjithnjë e më të pakta të ujërave nëntokësorë apo të boteve jashtëzakonisht të kushtueshme me ujë.
Në të njëjtën kohë, uji është gjithashtu i alokuar në mënyrë të pabarabartë ndërmjet përdorimeve të ndryshme. Sektori agrikulturor i Indisë mbulon pothuajse 90 për qind të përdorimit total të ujit, por përbën më pak se 20 për qind të GDP-së së vendit. Kjo do të thotë se, edhe pse qytetet e Indisë vazhdojnë të rriten gjithmonë e më shumë dhe ekonomia e vendit spostohet drejt prodhimit dhe teknologjisë, shpesh nuk ka ujë të mjaftueshëm për furnizimin i industrive dhe banorëve.
Shumë vende të tjera të zhvillim përballen me sfida të ngjashme. Agrikultura mbulon tipikisht rreth 70 për qind të përdorimit tërësor të ujit në vend, ndërkohë që vendet përpiqen gjithnjë e më shumë të industrializohen. Për në Indi, sfidat e përcaktimit se kush do të marrë ujë, sasinë që do të marrë dhe qëllimin për të cilin do të përdoret, jetë tejet të intensifikuara nga fakti se, pothuajse të gjitha rrugët ujore kryesore të vendit burojnë përgjatë kufijve shtetërorë.
Kjo do të thotë se shtetet e rrjedhës së sipërme dhe shtetet e rrjedhës së poshtme duhet të bien dakort se sa ujë do të lejohet të përdoret nga secili. Shpërndarja ndërshtetërore e ujit ka qenë gjithmonë e vështirë, por në epokën e ndryshimit të menjëhershëm ekonomik, tensionet bëhen gjithmonë e më të larta. Politikanët shtetërorë, të cilët përfaqësojnë partitë që lidhen me grupe të caktuara linguistike dhe etnike, kanë filluar ta përdorin ujin si mjet këmbimi, shpesh duke kërcënuar se do të trazojnë furnizimin me ujë të vendeve fqinje.
Kërcënime të tilla janë bërë shpesh, më së fundi në shkurt të vitit 2016, kur anëtarët e kastës Jat pushtuan një kanal të furnizimit me ujë të New Dehlit në mënyrë që të protestonin kundër vështirësisë ekonomike dhe diskriminin me të cilin përballeshin. Ata kërcënuan se do të bllokonin furnizimin me ujë të kryeqytetit derisa ushtria ndërhyri, duke i larguar ata me forcë.
Konfliktet e brendshme mbi çështjet e ujit e kanë karakterizuar prej kohësh politikën indiane. Gjatë sundimit britanik, liderët kolonialë nxisnin masivisht zgjerimin në shkallë të gjërë të ujitjes në mënyrë që të rritej produktiviteti dhe të ardhurat nga mbledhja e taksave. Politikat e ndjekura në atë kohë çuan drejt konflikteve të parashikueshme për përdorimin e ujit ndërmjet territoreve të administruara nga britanikë.
Territoret më konfliktuale ishin të grumbulluara përgjatë bregdetit dhe të ashtuquajturit shtetet princërore nën juridiksionin e vendit të origjinës ndodheshin më në thellësi të territorit. Duke qenë mëse të ndërgjegjshëm për këtë trashëgimi të vjetër konfliktuale, liderët indianë pas shpalljes së pavarësisë, i caktuan shteteve përgjegjësinë primare të ujitjes dhe të menaxhimit të burimeve ujore, të sanksionuara gjithashtu në nenet e Kushtetutës. Pushtetit qendror iu la në dorë vetëm ndërmjetësimi i konflikteve.
Për një sërë arsyesh nga më të ndryshmet, sistemi që parashikohej të kishte shumë sukses, nuk u realizua asnjëherë. Gjatë periudhës së gjatë të regjimit të Partisë së Kongresit, liderët indianë preferuan t’i trajtonin privatisht të gjitha konfliktet ndërshtetërore që buronin nga përdorimi i ujit. Që në vitet 1970, pushteti qendror ka qenë më i prirur për t’i transferuar konflitket e ujit drejt tribunalëve të pavarur si dhe komisioneve të ndryshme të zgjidhjes së konflikteve ligjore, por këto përpjekje të qeverisë janë ndërlikuar së tepërmi për shkak të rritjes së partive politike shtetërore që përfaqësojnë grupe të caktuara etnike dhe linguistike.
Duke qenë se shtetet indiane tërhiqen kryesisht nga linja linguistike, këto parti ndonjëherë besojnë se nuk kanë asgjë për të përfituar nga bashkëpunimi me vendet e tyre fqinje dhe kështu konfliktet jo vetëm që mbeten të pazgjidhur, por intesifikohen gjithmonë e më shumë. Këto parti kanë filluar të kërkojnë mbështetje popullore kryesisht, duke u përpjekur të akuzojnë shtetet fqinjë për “vjedhje” të burimeve ujore në kurriz të tyre.
Këto akuza kanë gjeneruar konflikte të panumërta ndërshtetërore në Indi. Konfliktet e vjetra ndërmjet vendeve jugore përsa i përket lumenjve si Krishna dhe Kauveri janë përkeqësuar nga konflikte të tjera të reja që lindin në vendet veriore, edhe pse zona është relativisht më e pasur me ujë falë Himalajeve. Shteti i Punjabit, një nga shtetet politikisht dhe ekonomikisht më të pushteteshme të Indisë, ka zhvleftësuar një marrëveshje të mëparshme për të përfunduar kanalin e rëndësishëm që do të furnizonte me ujë zonën e Haryanas, vendi fqinj në rrjedhën e poshtme.
Ministri i Punjabit, Amarinder Singh, pretendon se shteti “nuk ka asnjë pikë uji për të ndarë me të tjerët”. Haryana, nga ana e saj, është në zonë që furnizon me ujë pjesën më të madhe të Dehlit dhe kohët e fundit është akuzuar shpesh nga partia qeverisëse e kryeqytetit AAP, se është duke trazuar qëllimisht furnizimin me ujë. Jo çuditërisht, të tre shtetet drejtohen nga tre parti të ndryshme politike, që kanë secila avantazhet e tyre politike për të maksimizuar sa më shumë kontrollin mbi përdorimin e ujit.
Përdorimi i ujit si kartë politike është bërë veçanërisht shqetësuese nga parashikimet se kriza e ujit të Indisë është e distinuar të intensifikohet. Vendi është tepër i varur nga nga uji i dy burimeve kryesore, akullnajat dhe dëbora e Himalajeve, sëbashku me rrjedhjet e shiut. Të dy këto burime priten të bëhen gjithmonë e më të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme për shkak të ndryshimit të klimës. Për më tepër, varësia e jashtëzakonshme e Indisë mbi ujërat nëntokësorë – që përbëjnë një të tretën e përdorimit të përgjithshëm të ujit, krahasuar me më pak të një të pestën në Kinë – tregon se vendi ka shumë pak alternativa të tjera në dispozicion për të kompensuar mungesat potenciale të të ardhmes.
Mungesa e ujit është ndoshta sfida më shumë e nënvlerësuar në ngjitjen e Indisë si fuqi e madhe botërore. Pa reforma të sakta lidhur me përdorimin dhe menaxhimin e ujërave. Liderët politike të Indisë ka shumë gjasa të përballen me dhimbje të intensifikuara ekonomike dhe pakënaqësi sociale nga fermerët e varfër dhe banorët e zonave urbane, të cilët vuajnë prej një furnizimi me ujë tepër të paqëndrueshëm dhe të pamjaftueshëm.
Në disa zona, edhe industritë do të vuajnë nga mungesa e ujit për të ftohur makineritë dhe për të gjeneruar hidroenergjinë. Ndoshta fakti më i rëndësishëm është që politikanët e Indisë nuk duken të prirur për të shfaqur shpirtin e tyre bashkëpunues për burimet e përbashkëta të ujit, duke rritur kështu gjasat e gjenerimit të konflikteve të mëtejshme në të ardhmen.
Më tej, konfliktet e brendshme të Indisë për ujë mund të komplikojnë edhe marrëdhëniet e saj me vendet fqinje. Në shumë mënyra, India shërben si model për bashkëpunimin ndërkombëtar për ujin: Traktati Indus i Ujit nën të cilin vendi ndan rrugë të ndryshme të rrjedhës së ujërave me Pakistanin, ka mbijetuar për dekada të tëra, duke shmangur konflikte potenciale ndërmjet dy shteteve. Megjithatë, lumenj të tjerë të ndarë në vendet fqinjë, vençanërisht Brahmaputra, e cila buron nga territori kinez i Tibetit, kanë mungesë të theksuar të qeverisjes së zhvilluar dhe institucioneve përkatëse.
Çështjet ndërkombëtare të ujërave e kanë zmadhuar akoma më shumë impaktin e marrëdhënieve të Indisë me vendet fqinje. Ndërtimi i pendës në shtetin indian të Manipurit mbizotëron në një sërë samitesh bilaterale ndërmjet Indisë dhe Bangladeshit që në viteve 2010-2011, për shembull. Nëse mosmarrëveshje të tilla vazhdojnë, do të bëhet shumë e vështirë që India të luajë rol lidershipi në stabilitetin rajonal që ajo, sëbashku me Shtetet e Bashkuara, kanë imagjinuar.
Fatmirësisht, India ka një sërë burimesh që mund të përdorë në avantazhin e saj për të zgjidhur problemin jetësor të mungesës së ujit dhe qeveria, sëbashku me miqtë dhe partnerët ndërkombëtare, mund të marrë hapa për të parandaluar pengesat e mëtejshme të zhvillimit politik dhe ekonomik të Indisë. Së pari, mund të promovojë përdorimin më eficent të ujit, duke krijuar hartën e saktë të burimeve ujore dhe duke inkurajuar adoptimin e teknologjive të ruajtjes së shpërdorimit të ujit. Duke bërë këtë, mund të tërheqë ekspertizë nga e gjithë bota për të kryer kërkime në sektorin e teknologjisë.
Së dyti, qeveria e Indisë mund të përdorë më mirë sistemin e saj gjyqësor, duke i dhënë rëndësi të lartë rekomandimeve të një sërë ekspertësh për të krijuar tribunalë të dedikuar dhe të specializuar për zgjidhjen e konflitkeve ligjore të ujit. Duke krijuar një formim të ndershëm, të paanshëm dhe të besueshëm për të zgjidhur këto konflikte, India mund të reduktojë ndjeshëm tensionet politike që aktualisht janë duke frenuar zgjidhjen e shumë betejave ligjore.
Së treti, India mund të shfrytëzojë me sukses Traktatin Indus dhe të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara, organizatat shumëpalëshe dhe palët e interesuara për të forcuar institucionet që qeverisin lumenjtë ndërkufitarë ndërkombëtare të Azisë Jugore. Në epokën e ndryshimit të klimës dhe rritjes së tensioneve rajonale, këto investime të zgjuara mund të parandalojnë kërcënimin që buron nga mungesa e ujit, si për të mirën e të ardhmes së Indisë, ashtu edhe për atë të botës.