Karim Benzema do të vazhdojë të qëndrojë për një kohë të gjatë te Reali i Madridit. Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez “blindon” kështu lojtarin francez, i cili ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2019. Gjithsesi numri një i klubit spanjoll është i bindur se do të mund të mbështetet te 29-vjeçari dhe pas këtij viti, duke lënë të nënkuptohet se palët mund të kenë nisur që tani bisedimet për rinovimin e marrëveshjes.