Perez blindon CR7 te Real Madrid

Nuk ka kaluar pa u vënë re prezenca e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez në Ishujt Eolie. Kreu i klubit madrilen, me pushime në Itali, me jahtin e tij “Pitina”, është njohur nga disa ishullorë dhe turistë, të cilët e kanë pyetur, nëse pas goditjes Neymar, të transferuar nga Barcelona te PSG, mund të largohej edhe Cristiano Ronaldo nga Real Madrid në drejtim të Premier League në Angli.
Sipas asaj që raporton “Ansa” përgjigjja e numrit një të klubit Los Blancos ishte e menjëhershme. “As sikur ta peshonin në flori… Vetëm futbollistët e mëdhenj çojnë drejt fitimeve të mëdha dhe ne jemi, sipas ‘The European Elite 2017 – Football clubs valuation di Kpmg’, në vendin e dytë të klasifikimit për klubet, për vlerën ekonomike, me një vlerë të klubit të llogaritur në rreth 3 miliardë euro”, raportohet të jetë shprehur Perez.

Artikulli paraprakValverde, evaziv për zëvendësimin e Neymar
Artikulli tjetërCarragher: Coutinho ikën nga Liverpool për Barcelonën