Cristiano Ronaldo do të shpërblehet me një kontratë të re nga Real Madrid, pasi ka shkëlqyer në këtë fillim viti kalendarik. “Ylli” i Real ka një kontratë deri në vitin 2021, por kohët e fundit kanë qarkulluar zëra se do të largohet nga “Bernabeu” duke shtuar hipotezat për një rikthim te Manchester United. Gjithsesi, 33-vjeçari që ka shënuar 17 gola në 12 ndeshjet e fundit, ka bindur presidentin “merengues” Perez për t’i ofruar një kontratë të re, më “luksoze” në historinë e futbollit. Sipas “Mundo Deportivo”, presidenti Florentino Perez i ka propozuar portugezit ta mbyllë karrierën te Real Madrid. Me këtë marrëveshje, ai do të bëhet më i paguar se Lionel Messi dhe Neymar. Në janar, në bazë të renditjes së “Marca”, Ronaldo është lojtari i gjashtë më i paguar i planetit, me Messi në vend të parë që merr 45.7 milionë euro në sezon, Neymar 38 milionë euro në sezon dhe dy futbollistët që luajnë në kampionatin kinez Ezequiel Lavezzi (29 milionë euro) dhe Oscar (26 milionë euro). Me kontratën e re, Ronaldo do të marrë 47 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme, derisa të jetë 36 vjeç dhe të mendojë për të ardhmen e tij. Mes 10 futbollistëve më të paguar të planetit janë edhe Hulk, Kylian Mbappe, Paul Pogba e Graziano Pelle. Ronaldo kishte shënuar vetëm 13 gola para Krishtlindjeve, duke ngjallur dyshime për formën e tij, por që nga ajo ditë ai ka shënuar 20 gola në të gjitha veprimtaritë për ekipin e drejtuar nga Zinedine Zidane.
Kryesore
Continue to the category“Rama flet si drejtor azili duke fajësuar të tjerët”, Basha: Retorika...
Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se po përpiqet që të vendosë...