Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT rikthehen në SPAK dhe GJKKO

Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT (Oficeri i Ndihmës për Trajnimin dhe Asistencën në Prokurori) janë rikthyer në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë për hetimet që po zhvillohen nga prokurorët e kësaj strukture.

Këta ekspertë amerikanë ishin larguar nga Shqipëria në fillim të muajit shkurt, pas një vendimi të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të pezulluar disa fonde për agjenci ndërkombëtare, përfshirë USAID.

Megjithatë, ata janë rikthyer tani për të vazhduar mbështetjen dhe asistencën e nevojshme për SPAK, një strukturë e krijuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Që nga krijimi i saj, SPAK ka përfituar mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë kontribuar nëpërmjet disa misioneve, si OPDAT (Oficeri i Ndihmës për Trajnimin dhe Asistencën në Prokurori), ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Trajnimit për Çështje të Krimit), DEA (Agjencia për Luftën kundër Drogës) dhe FBI (Byroja Federale e Hetimeve).

Kjo mbështetje ka qenë e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vijon…

Artikulli paraprakI arrestuari u v*tëvar me tuta në Bllokun e Sigurisë, reagon Komiteti i Helsinkit: I burgosuri tha se ishte përdorues heroine, por në recetë nuk iu shënua ilaçi që duhej të merrte
Artikulli tjetërSimptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit