Përfshihet nga flakët ndërtesa në Kuvajt, humbin jetën 49 persona! Mes viktimave, 40 punonjës indianë

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën pasi flakët përfshinë një ndërtesë në qytetin Mangaf në Kuvajt. Në mesin e viktimave, 40 prej tyre janë indianë. 

Zjarri ka rënë të mërkurën në ndërtesën ku qëndronin dhjetëra punëtorë. Në pamjet e publikuara në mediat sociale flakët shihen që kanë përfshirë pjesën e poshtme të ndërtesës dhe tymi i zi i dilte nga katet e sipërme. Rreth 50 indianë janë plagosur gjithashtu.

Kryeministri indian Narendra Modi u ka shprehur ngushëllimet viktimave dhe familjeve të tyre.

“Katastrofa e zjarrit në qytetin e Kuvajtit është trishtuese,” tha ai në X. “Unë lutem që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.”

Ai tha se ambasada indiane po monitoronte situatën dhe po punonte me autoritetet në terren.

Kirti Vardhan Singh, një ministër i ri në qeveri që u nis për në Kuvajt të enjten në mëngjes, tha se testet e ADN-së po kryheshin për të identifikuar viktimat.

“Një aeroplan i Forcave Ajrore është gati. Sapo të identifikohen trupat, të afërmit do të informohen dhe avioni ynë i Forcave Ajrore do t’i kthejë trupat,” i tha ai agjencisë së lajmeve ANI.

Zëvendëskryeministri i Kuvajtit Sheikh Fahad Yusuf al-Sabah akuzoi pronarët e pronave për lakmi dhe tha se shkeljet e standardeve të ndërtimit kishin çuar në tragjedi.

Exit mobile version