Përfshihet nga zjarri një biznes në afërsi të Aeroportit të Prishtinës, shkrumbohen 20 automjete! Lëndohen dy persona në tentativë për të shuar flakët

Mbrëmë rreth orës 01:30 pas mesnatës zjarri ka përfshirë një biznes afër aeroportit në Sllatinë.

“Go Carting” është përfshirë nga zjarri në rrethana misterioze.

Një objekt biznesi dhe 20 vetura janë djegur nga zjarri, ndërsa dy  persona janë lënduar, duke tentuar të shuajnë flakët që përfshiu biznesin ka thënë Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

“Pjesa e maketit nuk është djegur përveç dritareve që janë thyer nga temperatura. Dy persona gjatë tentimit për ta shuar zjarrin kanë pësuar djegie në fytyrë dhe duar dhe janë dërguar në spital për trajtim”, ka thënë Gashi për Telegraf.

Vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet mbi gjysmë milioni euro.

Artikulli paraprakE rëndë/ Ra nga tarraca e katit të 5-të, humb jetën në spital 50-vjeçari! Ja çfarë dyshohet
Artikulli tjetërKërkohet ndihma e ushtrisë/ Vijon zjarri në Parkun Kombëtar në Malin e Tomorrit, flakët favorizohen nga temperaturat e larta dhe era