Përfundon bojkoti! Universiteti i Mjekësisë pranon kërkesat, studentët gati të rikthehen në auditorë

Universiteti i Mjekësisë pranon kërkesën e studentëve.

Studentëve nuk do t’u jepet një kontratë për të firmosur derisa Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën përfundimtare nëse ligji që i detyron ata të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri, është apo jo në shkelje të Kushtetueses.

Pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme mes përfaqësuesve të studentëve dhe rektorit të Fakultetit Arben Gjata, është kërkuar që mos paguhet tarifa prej 250 mijë lekësh në vit.

Pas këtij takimi, studentët kanë bërë me dije se janë gati që të kthehen në auditore. Ndërkohë, kanë marrë garanci nga ana e rektorit Gjata që orët e humbura do kenë mundësi për t’i zëvendësuar.

“U diskutuan ato 3 kërkesat tona, të merrnim garanci që deri GJK të japë vendimin e saj dhe ne të mos na paraqitet kontrata. Na dha garanci për këtë, ne do kemi mundësi që të kthehemi lirshëm në auditorë. Do të shkojmë që nesër në auditorë”, tha një student.

“Kjo ne na mjafton për të kuptuar që studentët kanë bojkotuar dhe mund të kthehet lirshëm në mësim, në rast se nuk do të mbahet fjala e dhënë do rikthehemi në bojkot. Gjetëm mirëkuptim si mes njëri-tjetrit dhe nga pala e të tjerëve”, tha një tjetër.

Ato janë optimistë se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim pozitiv.

“Mendojmë që Gjykata Kushtetuese do jetë në favorin e studentëve”, tha një prej përfaqësuesve të studentëve.

Exit mobile version