Përgjaken rrugët, 3 viktima brenda pak orësh

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme, duke e çuar në 3 numrin e ngjarjeve dhe viktimave.

Aksidenti i radhës ka ndodhur në Fier, në Baypassin e Levanit.

Një makinë ka përplasur një këmbësor, duke i marrë jetën. Aksidenti i parë ndodhi pasdite në Shkallën e Tujanit në Tiranë, ku humbi jetën një 68-vjeçar dhe aksidenti i dytë ndodhi në rrugën Lezhë-Milot, ku humbi jetën një tjetër person.

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:40, në Bypass-in Levan-Fier, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Baltëzes’, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë.

U shoqërua drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakPedagogu që humbi dy vëllezër nga Covid-19 apel Ramës: Kjo nuk është krizë e doktorëve, por krizë menaxheriale! Përvish mëngët…
Artikulli tjetërCovid-19/ Shpresë në SHBA, eksperti zbulon se kur dot të rikthehet jeta normale