Përgjaken sërish rrugët, humb jetën një person nga përplasja e makinës

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Sukth-Maminas. Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit për pasojë ka ndërruar jetë.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet me dije por mësohet se ai ka mbetur i vdekur në vend menjëherë pas përplasjes. Sipas raportimeve nga vendngjarja, viktima është rreth 45 vjeç.

Drejtuesi i automjetit mësohet se është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore. Policia dhe grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

aksident

Artikulli paraprakLubonja: Rama është koka e bandës, duhet të kalojë i pari në Vetting
Artikulli tjetërGrupi “Kap Ça Le Rama”!