“Përgjegjëse që qeveria e saj ka lënë banorët e ‘Astirit’ pa shkollë dhe çerdhe”/ Zëdhënësja e PD- Euroatlantike, Mirela Karabina: Ja si gënjeu ministrja Manastirliu për Kolegjin Universitar Wisdom

Zëdhënësja e PD – Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, ishte e ftuar në emisionin “Përballje” në Report Tv.
Karabina u ndal në skandalin me Kolegjin Universitar Wisdom dhe se si gënjeu opinionin publik Ministrja Manastirliu.

“Një hetim i Guardia di Financia italiane ka nxjerrë në dritë një skandal mbi shpërndarjen e diplomave false nga Kolegji Univeristar Wisdom. Ky hetim Italian, i cili ka kapur të papërgatitur Ministrinë e Arsimit, dëshmon dhe njëherë pasigurinë dhe probleme thelbësore që ka arsimi i lartë në Shqipëri, dhe jo vetëm, dhe rrëzon propagandën e shfrenuar, reformat e dështuara të Edi Ramës dhe qeverisë së korruptuar të tij. Në një intervistë ministrja Manastirliu deklaroi se një grup kontrolli i Ministrisë së Arsimit që në muajin korrik po hartonte një raport për mbylljen e Universitetit Wisdom, po nuk dha asnjë shpjegim se cili ishte ky grup, objekti i tij dhe pse kishte nisur ky kontroll. Por ministrja gënjeu sepse ndërkohë që deklaroi se kishin nisur procedurat për mbyllje të Kolegjit, në Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë (ASCAL), grupet e punës gjatë muajit shtator po hartojnë raportet përfundimtare për akreditim programesh për Kolegjin Wisdom.” – u shpreh ajo.

Karabina u ndal më tej në një tjetër problematikë, duke u shprehur se Manastirliu si drejtuese politike e qarkut të Tiranës duhet t’u jape përgjigje banorëve të “Astirit” që qeveria e saj i ka lënë pa kopshte dhe pa çerdhe.

“Dhe si drejtuese politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, krahas të tjerave, do të duhet t’i japë përgjigje 70 mijë banorëve të ASTIR, që qeveria e saj i ka lënë pa shkollë e çerdhe prej 11 vjetësh. Fatkeqësisht, përgjigja do jetë propagandë e gënjeshtra.” – tha më tej zëdhënësja euroatlantike, Mirela Karabina.

460840790 2732799206880799 3812012270038843278 n

Artikulli paraprakRënia e SHKENCAVE/ Fizika 5 studentë, 8 te Kimia, as paga minimale nuk bën “derman”!
Artikulli tjetërPse dashurohen “të verbërit” ?