Nga Enkelejda RICA
Padyshim që përgjegjësia normale bie mbi ata që e kanë thirrur këtë protestë. Opozita. Por unë mendoj se përgjegjësia morale duhet dhe do të bjerë mbi rininë. Rinia ka mundësinë dhe energjinë për të marrë përsipër shumë-çka.
Përse e them këtë?!
Një i ri padyshim që do të protestojë për problemet dhe mosbindjet e tij që janë me qindra këto të fundit, aq sa ngritën nje protestë madhështore si ajo e studentëve përgjatë muajit dhjetor.
Por!
Një i ri bashkë me energjinë, jofrikën dhe karizmën e tij mund t’u japë zë problemeve të çdo moshe të këtij populli halleplotë.
Një i ri mund të protestojë si një bujk sepse babi apo nëna e tij mund të jetë bujk.
Një i ri mund të protestojë si mekanik sepse babai i tij mund të jetë i tillë.
Nje i ri mund te protestojë si mësues sepse i ati ose e ëma mund te jetë mësuese edhe nëse asnjëri nga prindërit nuk i ka arsimtarë ai apo ajo ka patur mjaftueshëm të tillë përgjatë jetës së tij.
Një i ri mund të protesojë për atë pensionin e gjyshit i rritur në mënyrë qesharake me të cilin nuk blen dot as ilaçet.
Nje i ri mund të protestojë si një tregtarë i vogël të cilit po i merret shpirti nga taksat dhe taksidarët.
Një i ri mund te protestojë padyshim edhe me gjithe qëniën e tij për ndihmat sociale të hequra ndaj të afërmve të tij ose jo.Mund te protesojë për atë invalidin tek lagjia e tij qe nuk i japin më kemp dhe ky i ri jep përditë qindarka me lotë ndër sy ku e di se kjo është vetëm padrejtësi dhe ai detyrohet te lyp.
Një i ri mund dhe duhet të protestojë edhe për babain e atij djalit të vogël i cili nuk vjen dot me Tirane si ne por babi i tij humbi jetën ne burg ku ishte burgosur për një faturë dritash të mos paguar.
Një i ri dhe qindra dhe mijëra të rinj kanë të gjithë të drejtën që u jep morali, kushtetuta dhe perëndia për të protestuar në emër të çdo padrejtësie që është bërë dhe ti japë zë çdo shpirti të shkatërruar nga pamundësia për të jetuar mirë në vendin tonë.
Është në dorë tonë ti ftojmë të gjithë dhe ata që nuk mund të vinë ti përfaqësojmë aq mirë dhe aq saktë saqë kur ai invalidi të shohë në TV protestën të ndihet edhe ai pjesë e saj. Kur te shohe ty apo atë apo mua të ndihet sikur i është kthyer shikimi , sikur mund të eci sërish, sikur mundet të flasë sërish. Ne duhet te shpirtëzojme shpirtërat e tyre pa dashur te bëjme aspak rolin e perëndisë.
Nëse arrijmë të bëjmë gjithë këtë atëhere po, do të kemi bërë diçka.
Sepse nëse arrijmë të bëjmë pak nga këto mund të ndezim sërish qiririn e shpresës tek disa njerëz qe as parafinë e shkrirë nuk kishte ngelur më, e jo më fitil.