Përgjigjia e Munguar ndaj Ilir Metës

Nga Sidi Hasanaj

Ilir Meta dje finalizoi aksionin e tij politik të tre javëve të fundit, në konventën e LSI-së, në formën më histerike… brenda çdo pritshmërie ndaj tij.

Objektivi kryesor, kryefjala e fjalimit përmbyllës të Ilir Metës ishte Lulzim Basha.
Padyshim që për të bërë keq, për të emëtuar helm, Ilir Meta njësoj si Berisha dhe Rama, është shumë i aftë. Në mendjet e trullosura të shumë shqipëtarëve, të trullosura nga kontradiksionet e opinionëve të politikanëve prej 34 vitesh për njëri tjetrin, unë gjykoj që Ilir Meta dje e masakroi figurën e L.Bashës.

Do ishte mirë nëse masat e gjëra sociale në vendin tonë, do të kishin një gjykim racional dhe të mprehtë, do të kishin një memorie politike të fortë… dhe do gjykonin mbi fakte dhe ngjarje historike sesa nga fjalimet e ditës, do analizonin ftohtë dhe jo nga avujt e hilaritetit të deklaratave histerike… por në optikën time, fatkeqësisht masat e gjera nuk gjykojnë kështu.

Ndaj si anëtarë i Partisë Demokratike, si njeri që këto vitet e fundit (por edhe më parë) i ka qëndruar pranë L.Bashës në rrugëtimin e tij politik, do doja në fakt që L.Basha t’ja kishte prerë me tehun e mprehtë së arsyetimit dhe ftohtësinë e shpatës së fakteve historike, kokën kuçedrës politike Ilir Meta… por ai ka zgjedhur një strategji të sintetizuar në dy aksioma empirike do ti konsideroja:
1. “Mos e ndërprit armikun tënd kur është duke gabuar” të Napoleon Bonapartit dhe
2. “Kush merret me llumin, përfundon i bërë pis me baltë edhe nëse fiton” pandehmë e vjetër e popullit tonë.

Por, unë po ta këshilloja, siç thashë më sipër, do ti sugjeroja tja priste gjuhën dhe kokën kuçedrës I.M.

Tani le ti marrim me rradhë akuzat dhe stigmën më denigruese që Meta hodhi mbi Bashën, le ti kalojmë në filtrin që qytetarët perëndimorë e quajnë “fact-check”:

1. “Lulzim Basha është legen, sepse siç tha një kolegu im ish deputet Qife Rakipi kur unë u përpoqa ta pajtoja me Lulin, ai është legen se njihet nga Vjehrri dhe jo nga i ati, njihet nga kunati dhe jo i vëllai” – ishte helmi i parë i Ilir Metës.

Së pari, është fakt që L.Basha nuk “njihet” as nga vjehrri as nga kunati, pooor është sulmuar mizorisht në mënyrën më paskrupuj te këta dy persona.
Lulzim Basha njihet që prej 2005 si figura më e ndritur e KOOP dhe PD, por fakti që të majtët e nuk i gjejnë dot një cen te e ema, i ati, i vëllai dhe i ka detyruar të merren me familjen e bashkëshortes së tij… më shumë se legen, e bën njeri të pa shantazhueshëm.

Së dyti, është fakt që i ndjeri vjehrri i Bashës por më pas edhe kunati i tij ka qenë biznesmen në Vlorë që prej viteve 2000… shumë kohë para se Basha të ishte pjesë e politikës. Është e lehtë në Shqipëri që njeriun e punës, që fiton të ardhura të mëdha me sakrifica dhe aftësi, ta baltosësh si hajdut… balta ngjit lehtë sepse kredoja që “biznesmenët janë bërë me korrupsion” i ka rrënjët te xhelozia por edhe te padrejtësitë që këtij populli i janë bërë.

Por L.Basha e ka dhënë përgjigjen për këto akuza:
“Akuzat i kthejmë në vepra, le të bëjmë vetingun në politikë udhëhequr nga BKH dhe SPAK, me mua si subjekt të parë… por me të gjithë politikejt pas meje”.
Ky Ilir është fakt tjetër kokëfortë, siç është fakt kokëfortë që ti, Rama, Berisha, Qifja etj me rradhë NUK e pranoni këtë sfidë.

Tani lind pyetja: Kush është legeni i vërtetë?

Legen është ai që akuzave i përgjigjet me sfidën për tu kontrolluar para drejtësisë, apo legen është ai që ka vila me 7 banjo (edhe për macen), është akuzuar nga ministri i tij (D.Prifti) se për 1 javë në 2010 bleu abuzivisht 10milion$ energji elektrike si ministër energjitike??
Legen mos është ai që doli në video me zë dhe figurë duke numëruar qindra mijëra € korrupsioni dhe ju shmang përballjes me drejtësinë??
Legen Ilir, mos është ai që pasi për të u vranë 4 njerëz në bulevard, shkoi me organizatorin e asaj proteste dhe si sheikët e Dubait, ngriti çadrën e luksit të shfrenuar në rërën e Lalzit, për të festuar ditlindjen e tij e manifestuar pasurinë dhe pushtetin?

Legen mos është ai që fetishizon paranë dhe pushtetin, si ti Ilir? Po përse duhej Basha të pajtohej me Qifen vallë? Ishte Basha që përmes akuzave të tij dhe dokumentave, përmes dekriminalizimit dhe lobimit në SHBA e nxorri nga parlamenti Qifen… kolegun tënd Ilir… e me çfarë akuzash?
Trafikant femrash dhe lëndësh narkotike!

Legen është Basha që e qërroi nga Parlamenti, apo Edi Rama që e futi aty? Apo tij që e quan koleg?
Ore Ilir, tij me Ramën e shokë, mos jeni një grup legenash vallë?!

Mendohu ftohtë, bë një introspeksion objektiv, se mbase vërtet jeni legena…

Akuza tjetër që Ilir Meta lëshoi drejt Bashës ishte:
“Ai mashtron, ai shiti opozitën… bashkë me Monikën madje te Edi Rama, dhe tani u ktheva unë që jam burrë i vërtet malesh e mbaj fjalën. Unë që bëj opozitë si atdhetarë i madh, si presidenti i Bosnjes që edhe pse u morr peng nga serbët nuk e tradhëtoi atdheun”

Ilir mendohu mirë!
Ti the dje se je nxënës i Ramiz Alisë, Sali Berishës dhe Fatos Nanos. Kishe të drejtë Ilir. Por mos vallë ti njësoj si këta të tre më sipër, edhe me pistoletën në kokë si presidenti i Bosnjes, nuk lëshoni dhëmbët tuaj nga gjaku, pasuria, pushteti dhe pronat e Shqipëtarëve???

Ilir mos me atdhetarë, ti kujton dashurinë që ke për pronat, floririn, pasuritë e Shqipërisë???

Por çfarë është legeni literalisht fundja?
Është një instrument që përdoret për të larë këmbët, rrobat e pista… etj etj, pra përdoret për ta larë diçka të pistë.

Ore, një burrë “malesh” që kërkon të lajë fajet dhe akuzat ndaj tij për korrupsion dhe krime, duke hedhur në rrugë nënën e fëmijëve të tij… bashkëshorten e tij prej 30vjetësh, gruan që i ka ndejtur në krahë çdo ditë… me të mirat e të këqijat e saj dhe tij… nëse nuk është legen, çfarë tjetër është??

Si mundet një burrë malesh, të thotë “nëna e fëmijëve të mij, ju ka shitur, por unë me Tedi Blushin do ju mbrojmë nga Edi Rama” ???

Si mundet Ilir?!
Edi Ramën, tij Ilir e bëre kryetar bashkie dhe kryeministër, as Monika as Lulzim Basha.

Ilir, Sali Berisha është trafikanti i armëve dhe naftës drejt Milosheviçit (siç e ke akuzuar tij) apo është ai që këndoje dje “Serbi murin ta prisha se mua më quajnë S.Berisha” ??

Burri kur e lëshon fjalën, gdhendet mbi gurë Ilir e i qëndron asaj deri në fund, legenat e ndërrojnë fjalën çdo 2 muaj. Njëherë të akuzojnë, njëherë të adhurojnë, njëherë të shajnë e njëherë të lëpijnë… punë legenash me pak fjalë.

Ti Ilir nuk je i çmendur, aspak. Ti je histerik por shejtan histerik ama. Histerizni sipas Frojdit i ka rrënjët në psikikë dhe buron ose nga mungesa e urisë osr nga mungesa e seksit.
Ti Ilir ke uri, tejmase i urritur për të vjedhur edhe njëherë, për të “vrarë” drejtësinë me pushtetin tënd… prandaj je Histerik, madje Histerik Historik, sepse ke uri për pushtet!

Nëse konventa e djeshme ishte një listë e njerëzve që kanë burim frymëzimi hajdutët, korrupsionin, orgjitë me mësueset (e Lushnjes), pazaret e errëta, darkat me krimin me ngjala, jetën e luksit të shfrenuar me vila e çadra sheikësh, krimin etj etj… deri te legenat, ti je mishërimi i këtyre vetive Ilir.

Lulzim Bashën e përçmoni si ti, si të ngjashmit e tu sepse nuk u bë pis në moçalin tuaj, nuk ju bashkua luftës tuaj DonKishoteske ndaj SHBA dhe Drejtësisë!

Exit mobile version