Detaje nga dosja hetimore për 7 mjekë të spitalit të Okologjikut, ndaj të cilëve janë ekzekutuar masa sigurie “arrest me burg” dhe “detyrim paraqitje” pasi akuzohen se nuk u jepnin qytetarëve shërbimin e nevojshëm në QSUT, por i orientonin në spitale private.
Hetimet nisën pasi emisioni “Vetting” denoncoi kalvarin e vuajtjeve të pacientëve me kancer të cilët përballeshin me mungesë ilaçesh, të cilat janë të kushtueshme, si edhe të aparaturave mjekësore për trajtimin e tyre. Në një nga përgjimet e zbardhura Më 1 dhjetor 2023, një qytetar, bashkëshortja e të cilit vuan nga kanceri, i telefonon infermierit të QSUT-së Afrim Ruçi duke i kërkuar nder për ta ndihmuar.
“Mos më gjen ndonjë mundësi tia bëjmë sot se une e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall”, i shprehet ai, më pas vijon: “Ja kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë”.
Pjesë nga dosja:
Në datën 01/12/2023 në orën 10:27 e telefonon numri i telefonit 06******** dhe i thotë si më poshtë vijon:
Afrimi: Alo
Nr.telefonit: Afrim përshendetje, unë jam ai I shoqi asaj Bianushës që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi tia bëjmë sot se une e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. Smë ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ja kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.
Afrim: Ja të them për pak se jam tek pediatria me cunin.
Nr,telefonit: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt