Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të shtyjë gjyqin për grupin Habilaj për shkak të mungesës së avokatëve. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Ndërkohë, “BalkanWeb” ka zbardhur dosjen Prokurorisë, e cila përmban përgjimet e bandës së “Habilajve” të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
Në transkriptet që “Balkanweb” ka siguruar, shfaqen disa prej bisedave të fshehta mes anëtarëve të kësaj bande, të cilët u kapën me 4.5 tonë hashash, në Babicë të Vlorës.
Në këtë dosje bisedojnë i pandehuri Armand Koçerri së bashku me Florian Habilajn, ndërsa për aktivitetin dhe trafikun e drogës duket se kanë dijeni edhe familjarët e Koçerrit. Kjo faktohet në bisedat që shkëmben me të motrën, ndërsa ajo i thotë Koçerrit të shikojë lajmet pasi situata ka dalë “jashtë kontrollit”.
Përgjimet dhe biseda mes tyre:
Biseda nr. 1514:
Më datë 04.10.2017, ora 6:04:52 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 0692026777, që përdoret nga bashkëipandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:
645- Car bën ore.
777: Ca po bën.
645- C’kemi.
777: Ca bëjmë ja.
645: Ka nja nëntëdhjetë kile “Fantoj” Arseni ti lë aty te fabrika, të duhen ty
777- Po, ore bjeri po i ke.
645- Hajt.
Biseda nr. 1576:
Me datë 05.10.2017, ora 1:53:42 PM, numri i telefonit 069 4336645 që përdoret nga i pandehuri Armannd Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 0682026777 që përdoret nga bashkë i pandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:
777-Alo.
645: Ca po bën, ta marr i çik Tojota të vejë në vodice për të marrë ca mish që kam porositë
777-Hajt o vlla.
Biseda nr.1557.
Me datë 06.10.2017, ora6:20:35 PM, numri i telefonit 0694336645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, është telefonuar nga një person i paidentifikuar me numër 0699005454, me këtë përmbajtje:
645-Hë ç’kemi.
454:Çu bërë.
645: N’Babicë.
454: E more Lolon për atë që të thashë unë
645: Jo jo, po hajt se ta mar.
454: Po mere për atë që t’i bëj gati.
Biseda nr.1657.
Me datë 06.10.2017, ora 06:22:00 PM, numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 06920 26 777 që përdoret nga i bashkëpandehuri Florian Habilaj, por nuk ka pasur bisedë mes tyre.
Biseda nr.1674.
Me datë 06.10/2017, ora 8:36:42 PM, numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 06920 26 777 që përdoret nga i bashkëpandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:
777: Hë Vlla.
645: Ca po bën o vlla.
777: Ça të bëj pi raki.
645: Të bëftë mirë, kam nja 170 kile Frantoj të duhen?
777:Jo, që duhen nesër do ndez fabrikën do të the unë.
645: Ok, mirë hajt.
777: Hajt, jo jo.
Biseda nr.1675.
Me datë 06.10/2017, ora 8:37:28 PM, numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numerit 06920 26 777 që përdoret nga i bashkëpandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:
645: Hë Vëlla.
777: I thuaj Arsenit që të thotë ty ti çoj te fabrika, jo i thuaj, mo gënje mo, i thuaj.
645:Ë…
777: I thuaj Arsenti që të thotë ty ti çoj tani te fabrika, jo i thuaj, po gënjeve nuk të merr asnjë kokërr ai, i thuaj.
645: Po jo ore, jo ç’punë ke ti o vlla, ti ke punë me mua.
777: Jo, jo se dëgjova që të tha Arseni tani, ti coj te fabrika tha.
645: Jo ore, jo.
777: Jo ore jo, kështu është puna, jo.
Biseda nr. 1803:
Me datë 16:10.2017, ora 17:29:57, numri numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 0695252289 që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:
645: Hë.
289: Ça bëtë juve mbaruat punë.
645: Pse kishe gjë apo.
289: Jo ore jo nuk kisha gjë, ka dalë tek Fokusi Qëndra Babicë e madhe, në televizor për qendrën që s’është në rregull.
645: Po mirë le të dalë.
289: Shikoj çik lajmet.
645:Pse?
2899: Po shikoj.
Biseda nr.1804.
Me datë 16:10.2017, ora 17:31:26, numri i telefonit 069 43 36 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar numrin 0695252 2894 që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:
289: Hë ore.
645: Të orës tre e gjysëm.
289: Jo ore jo, tani të orës 5-së.
645:Da.
289: Jo ore jo tani lajmin e fundit shikoje hajt.
Biseda nr. 1816.
Me datë 16.10 ora 19:51:32 numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga Armand Koçerri është telefonuar nga numër 069 5252 289 që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:
645: Hë, alo.
289: Po lehin qentë poshtë shpisë së xhaxhit, ore.
645” Ja se po vij unë, te diga jam.
289: Ee, ndaj të mora.
Biseda nr.1818.
Me datë 16:10.2O17, ora 21:10:25, numri i telefonit 0694336645 që përdoret nga Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 069 20 26 777 që përdoret nga bashkëipandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:
645: Hë vlla.
777: Ça bën o.
645: Hic në shpi, çkemi.
777: Do vish i çik nga Fredi.
645: Mirë.
Biseda nr.1890.
Me datë 17.10. 2017, ora 21:51:44, numri i telefonit 069 4336645 që përdoret nga Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 0695252289 që përdoret nga e motra, me këtë përmbajtje:
645: Hë.
289: Ça bërë ti.
645: Hiç.
289: Ka njerëz poshtë te ullinjtë.
645: Kush ka.
289: Po lehin qentë, nuk e di a po shkulin ullinjtë apo ca po bëjnë, po ka njerëz poshtë te ullinjtë
Biseda nr.1890.
Me datë 17.10.2017, ora 21:51:44, numri i telefonit 069 43 36 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrin 0695252289 që përdoret nga e motra, me këtë përmbajtje:
289: Tani pushuan qentë.
645: Shiko iherë me dritë.