Përgjimet: “Ka njerëz poshtë, po lehin qentë…”! 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të shtyjë gjyqin për grupin Habilaj për shkak të mungesës së avokatëve. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, “BalkanWeb” ka zbardhur dosjen Prokurorisë, e cila përmban përgjimet e bandës së “Habilajve” të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Në transkriptet që “Balkanweb” ka siguruar, shfaqen disa prej bisedave të fshehta mes  anëtarëve të kësaj bande, të cilët u kapën me 4.5 tonë hashash, në Babicë të Vlorës.

Në këtë dosje bisedojnë i pandehuri Armand Koçerri së bashku me Florian Habilajn, ndërsa për aktivitetin dhe trafikun e drogës duket se kanë dijeni edhe familjarët e Koçerrit. Kjo faktohet në bisedat që shkëmben me të motrën, ndërsa ajo i thotë Koçerrit të shikojë lajmet pasi  situata ka dalë “jashtë kontrollit”.

Përgjimet dhe biseda mes tyre:

Biseda nr. 1514:

Më datë 04.10.2017, ora 6:04:52 PM, numri i telefonit 0694336645, që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 0692026777, që përdoret nga bashkëipandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

645- Car bën ore.

777: Ca po bën.

645- C’kemi.

777: Ca bëjmë ja.

645:  Ka nja nëntëdhjetë kile “Fantoj” Arseni ti lë aty te fabrika, të duhen ty

777- Po, ore bjeri po i ke.

645- Hajt.

Biseda nr. 1576:

Me datë  05.10.2017, ora 1:53:42 PM, numri i telefonit 069 4336645 që përdoret nga i pandehuri Armannd Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 0682026777 që përdoret nga bashkë i pandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

777-Alo.

645: Ca po bën, ta marr i çik Tojota të vejë në vodice për të marrë ca mish që kam porositë

777-Hajt o vlla.

Biseda nr.1557.

Me datë 06.10.2017, ora6:20:35 PM, numri i telefonit 0694336645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, është telefonuar nga një person i paidentifikuar me numër 0699005454, me këtë përmbajtje:

645-Hë ç’kemi.

454:Çu bërë.

645: N’Babicë.

454: E more Lolon për atë  që të thashë unë

645: Jo jo, po hajt se ta mar.

454: Po mere për atë që t’i bëj gati.

Biseda nr.1657.

Me datë 06.10.2017, ora 06:22:00 PM, numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 06920 26 777 që përdoret nga i bashkëpandehuri Florian Habilaj, por nuk ka pasur bisedë mes tyre.

Biseda nr.1674.

Me datë 06.10/2017, ora 8:36:42 PM, numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrit 06920 26 777 që përdoret nga i bashkëpandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

777: Hë Vlla.

645: Ca po bën o vlla.

777: Ça të bëj pi raki.

645: Të  bëftë mirë, kam nja 170 kile Frantoj të duhen?

777:Jo, që duhen  nesër do ndez fabrikën do të the unë.

645: Ok,  mirë hajt.

777: Hajt, jo jo.

Biseda nr.1675.

Me datë 06.10/2017, ora 8:37:28 PM, numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numerit 06920 26 777 që përdoret nga i bashkëpandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

645: Hë Vëlla.

777: I thuaj Arsenit që të thotë ty ti çoj te fabrika, jo i thuaj, mo gënje mo, i thuaj.

645:Ë…

777: I thuaj Arsenti që të thotë ty ti çoj tani te fabrika, jo i thuaj, po gënjeve nuk të merr asnjë kokërr ai, i thuaj.

645: Po jo ore, jo ç’punë ke ti o vlla, ti ke punë me mua.

777: Jo, jo se dëgjova që të tha Arseni  tani, ti coj te fabrika tha.

645: Jo ore, jo.

777: Jo ore jo, kështu është puna, jo.

Biseda nr. 1803:

Me datë 16:10.2017, ora 17:29:57, numri numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 0695252289 që  përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:

645: Hë.

289: Ça bëtë juve mbaruat punë.

645: Pse kishe gjë apo.

289: Jo ore jo nuk kisha  gjë, ka dalë tek Fokusi Qëndra Babicë e madhe, në televizor për qendrën që s’është në rregull.

645: Po mirë le të dalë.

289: Shikoj çik lajmet.

645:Pse?

2899: Po shikoj.

Biseda nr.1804.

Me datë 16:10.2017, ora 17:31:26, numri i telefonit 069 43 36 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar numrin 0695252 2894 që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:

289: Hë ore.

645: Të orës tre e gjysëm.

289: Jo ore jo, tani të orës 5-së.

645:Da.

289: Jo ore jo tani lajmin e fundit shikoje hajt.

Biseda nr. 1816.

Me datë 16.10 ora 19:51:32 numri i telefonit 0694336 645 që përdoret nga Armand Koçerri është telefonuar nga numër 069 5252 289 që përdoret nga motra e tij, me këtë përmbajtje:

645: Hë, alo.

289: Po lehin qentë poshtë shpisë së xhaxhit, ore.

645” Ja se po vij unë, te diga jam.

289: Ee, ndaj të mora.

Biseda nr.1818.

Me datë 16:10.2O17, ora 21:10:25, numri i telefonit 0694336645 që përdoret nga  Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 069 20 26 777 që përdoret nga bashkëipandehuri Florian Habilaj, me këtë përmbajtje:

645: Hë vlla.

777: Ça bën o.

645: Hic në shpi, çkemi.

777: Do vish i çik nga Fredi.

645: Mirë.

Biseda nr.1890.

Me datë 17.10. 2017, ora 21:51:44, numri i telefonit  069 4336645 që përdoret nga Armand Koçerri, është telefonuar nga numri 0695252289 që përdoret nga e motra, me këtë përmbajtje:

645: Hë.

289: Ça bërë ti.

645: Hiç.

289: Ka njerëz poshtë te ullinjtë.

645: Kush ka.

289: Po lehin qentë, nuk e di a po shkulin ullinjtë apo ca po bëjnë, po ka njerëz poshtë te ullinjtë

Biseda nr.1890.

Me datë 17.10.2017, ora 21:51:44, numri i telefonit 069 43 36 645 që përdoret nga i pandehuri Armand Koçerri, ka telefonuar drejt numrin 0695252289 që përdoret nga e motra, me këtë përmbajtje:

289: Tani pushuan qentë.

645: Shiko iherë me dritë.

 

Exit mobile version