Përgjimet ndaj “Akilit” shqiptar: Nuk lëviz pa 10 kg kokainë!

Plot 25 identitete të ndryshme ka përdorur një shqiptar 37-vjeçar, me emrin Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën Akili, i cili ishte kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami.
Pakove të drogës u vinin emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda, duke i pagëzuar si markat e njohura të modës apo të luksit.
Kokainë më e pastër quhej ‘Hermes’, pastaj vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.
‘Është e fortë? Nuk thërrmohet?’.
‘Nuk është Hermes, por është e mirë’.
Shkëmbime opinionesh në telefon, një nga përgjimet e kryera nga hetuesit që çuan në zbulimin e kartelit shqiptar që importonte nga Holanda e Belgjika në Brescia tonelata droge.
Në pranga kanë përfunduar 56 persona, anëtarë të tri bandave të ndryshme, por të lidhura midis tyre.
Në 153 faqet e dosjes që solli arrestin me burg të 24 personave të fundit janë dokumentuar biseda që provojnë fuqinë kriminale të grupit, si për shembull një frazë e regjistruar në mars 2016:
‘Ky lloj pazari bëhet nga 10 kilogram e lart’, shpjegon një nga kapot e organizatës.

auto kokaina1543060555

Artikulli paraprakIncidenti/ Punonjësi i Bashkisë së Vlorës në luftë me jetën, ngjarja mbahet e fshehtë
Artikulli tjetërÇfarë është GRU-ja?