Përgjimet në aplikacionin Sky Ecc/Nisin arrestimet në Greqi, kapet oficeri i policisë

Policia greke ka zhvilluar operacionin e parë për zbardhjen e ngjarjeve që kanë dalë pas komunikimeve në platformën “Sky ECC”. Operacioni i parë ka çuar në arrestimin e një oficeri 42-vjecar të anti-drogës që dyshohet se bashkëpunonte me trafikantët.

Financimi i tij në baza mujore nga një rrjet ndërkombëtar droge për të dhënë informacion dhe për të shmangur arrestimin e anëtarëve të tyre u zbulua nga hetimi i shërbimit të Brendshëm. Njëkohësisht është vërtetuar financimi i tij mujor, me qëllim informimin dhe mbulimin e veprimtarisë së paligjshme të rrjetit për të shmangur arrestimin e tyre.

Burime policore bëjnë me dije se policia greke ka fituar akses në komunikimet “Sky ECC” në muajin prill 2024. Janë 4500 skedarë audio, 28 milionë sms dhe 250 000 foto me interes grek që tashmë janë në dispozicion të Drejtorisë së Menaxhimit të Analizës së Informacionit (DIDAP).

Në muajin maj, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, i pyetur për këtë, sqaroi për “Kathimerini” se të dhënat dixhitale po analizoheshin, duke furnizuar me të dhëna të reja gjithsej 12 dosje hetimore (të vjetra dhe të reja) që kanë të bëjnë me rastet e korrupsionit, trafikut të drogës si dhe vrasjeve. Janë rreth 3000 përdorues të “Sky ECC” që kanë vepruar direkt ose indirekt në Greqi, përfshirë edhe qindra shtetas shqiptarë.

Artikulli paraprakLidhjet me mafian dhe narkotrafikantët, virusi që ka kapluar policinë e cila del në çdo ngjarje kriminale
Artikulli tjetër“Afërdita ime, jam në çastet e fundit të jetës dhe dua të tregoj kush më torturoi”/ Ngjarja e trishtë e kohës së diktaturës: Çfarë shkruhej në letrën e shokut të qelisë