Gazetari Peter Tiede dhe gazeta gjerman BILD, kanë publikuar mbrëmjen e sotme përgjimet e reja të Dosjes 184.
Në përgjimin e radhës dëgjohet biseda mes shefit komisariatit të Dibrës Robert Ago, i cili kërkon të transferohet në Bulqizë si shpërblim për punën e bërë në zgjedhje, dhe nga ana tjetër e telefonit janë deputetët e PS, Ulsi Manja dhe Xhamal Qefalia, të cilët gjatë kohës që flasin janë në tavolinë me ministrin e Brendshëm në atë kohë Saimir tahiri dhe kryeministrin Edi Rama.
Aga komunikon me Qefalinë dhe Manjën të cilët i premtojnë ta ngrenë në detyrë, ndërkohë që Tahiri e falënderon për punën e bërë.
Ja pjesë nga videopërgjimi:
Bert Aga: O shoku im si je?
Xhemal Qefalia: Mirë! Jam në një tavolinë, ku ke qef me shku ti në Bulqizë e?
Bert Aga: Po
Qefalia: Ok, hajt ciao!
Bert Aga: Kush të tha ty?
Qefalia: Jemi këtu me kryeminsitrin dhe me ministrin.
Bert Aga: Unë u garantoj tu jap çfarë tu dojë qejfi. Më çoni për zgjehdje
Qefalia: Se mos binë atë Bert kehsin aty, si thua ti?
Bert Aga: Mirë mo.
Qefalia: Të betohem. Do noj foto nga tavolina të ta tregoj?
Bert Aga: Se mos ke noj dashnore…
Qefalia: Pse e mbylle, ja ta qes i çikë ministrin ti folësh se na çave b*thën, na foli. Saimir na foli icikë këtij shefit të komisariatit Bert Agës, na foli i cikë.
Saimir Tahiri: Alo, o Berto
Bert Aga: Mirmbrëma, si je?
Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë, që ma jep Qemali telefonin që të të falënderoj unë ty…
Bert Aga: Jo mo, të lutem.
Tahiri: As nga ana institucionale nuk shkon…
Bert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer
Tahiri: megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh
Aga: E kam detyrim …
Tahiri: Edhe mos e rruaj k..in për ata që thonë ata, se se rruajmë trapin për ata legena
Aga: Unë jam ushtari jot …
Qefalia: Ke të fala dhe nga Ulsiu, do ti flasësh … Foli i cikë Ulsiurt
Manja: Ku je mo vlla
Aga: Ca bëre si je?
Manja: Hiç mo, ja me kryeministrin…
Aga: Mu më duhet me shku pak atje
Manja: Ku mo?
Aga: Ke Bulqiza, po u ndërrumë…
Manja: Ne themi të shkosh për më lart o burrë.
Aga: Mirë mo mirë, ju e dini …
Manja: Dëjo mua, fol me Xhemalin se ai ëhstë te Komisioni i sigurisë. Ne po kërkojmë të vish për më lart, se të bësh noj gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.
Aga: Mirë mo mirë … Xhemalin e kam pas vartës atëherë.
Manja: Ore është kryetar i komisionit të sigurisë.
Aga: Ai thotë jam ushtari i Berttit, se Bertin kam pas komandant..
Manja: në rregull në rregull…
Qefalia: Hë mor ti, që më çan trapin mua …
Aga: Po si ma nxjerr ministrin ti mua aty në telefon o k*qe …
Qefalia: Po je shoku im ti re mos më çaj k*rin mu.. A do ti flasësh Edit …?
Aga: Ej o vlla, atë dokumentin …
Qefalia: A je shoku im ti. Mos më çaj b*thën…
Aga: unë kam qenë dhe do jemë…
Qefalia: Hajde vlla ciao…