Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pas një debati në emisonin “Opinion” ka befasuar drejtpërdrejt dhe ka shfaqur dëshminë e Fredi Alizotit, i cili pretendon se se drejtori i Policisë Ardi Veliu e ka marrë në makinë dhe i ka ofruar lekë që të kalonte në anën e tyre.
Në video shfaqet Fredi Alizoti, emri i të cilit ka dalë ditët e fundit. Sipas prokurorisë, Alizoti ka interpretuar zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin ndaj këtij të fundit.
Në video, Fredi Alizoti, rrëfen sesi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, e kishte marrë në makinë dhe më pas i kishte ofruar para për ta joshur “që të kalonte në anën e tyre”, thotë Alizoti.
Ky i fundit rrëfen gjithashtu se është takuar me Taulant Ballën dher ka pirë kafe me të, pasi është marrë në makinë nga Ardi Veliu dhe kreu i grupit parlamentar të Parrisë Socialiste, ishte përpjekur ta joshte me para.
Pjesë nga video-përgjimi:
Fredi Alizoti: “Drejtori i Përgjithshëm më ka marrë në telefenon dhe më tha ku je të vij të të marr, ka ardhur makina e zezë MB dhe më ka marrë më ka çuar në prokurori”.
Njeriu i panjohur: Dhe njëherë drejtori i përgjithshëm nuk ka pse vjen të të marri me makinë.
Fredi Alizoti: Ore më vdekshin pleqtë më ka marrë, janë të vërteta.
Njeriu i panjohur: Të ka ardhur Taulanti, ka bërë muhabet me ty.
Fredi Alizoti: Po ka ardh Taulanti më ka dhënë dhe kafe.
Njeriu i panjohur: Ça të thonte rrugës.
Fredi Alizoti: Më bëntë presion më thonte me kë je, me ne apo me ata.
Njeriu i panjohur: Po Taulanti me kë ishte.
Fredi Alizoti: Ishte me nja dy çuna, Ishim në një lokal aty mbrapa te prokuroria.
Njeriu i panjohur: Në ça ore të kanë marrë.
Fredi Alizoti: Në orë 8:15, 8:10, mbasdite.
Njeriu i panjohur: Më thuaj ca të tha fjalë për fjalë.
Fredi Alizoti Hidhu nga ne tha troç, Çke ore do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e muhabete siç i kanë këta, Ai donte të dinte se mos kisha unë gjë me këtë, Unë s’di gjë fare nga këto muhabete i thashë.
Njeriu i panjohur: Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë.
Fredi Alizoti: Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.
Njeriu i panjohur: Edhe? Numër policie është ai?
Fredi Alizoti: Numri i këtij o vlla, privat.
Fredi Alizoti: Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.