Përjashtimi i gazetarëve nga komisionet parlamentare/ BE: Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së

Përjashtimi i gazetarëve nga komisionet parlamentare, delegacioni i BE: Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat

Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë ka reaguar lidhur me vendimin e Kuvendimit, që përjashton gazetarët nga pjesëmarrja fizike në komisionet parlamentare.

Në një postim në Twitter, delegacioni i BE shprehet se, dëgjesat publike dhe aksesi i gazetarëve në parlament është tipar i rëndësishëm i një demokracie liberale.

“Dëgjimet publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e Parlamentit dhe komisioneve të tij janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale. Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisur në këtë kontekst në vitin 2014”, thuhet në reagim.

Exit mobile version