Përjetë me kryexhelatin Enver Hoxha

Sot kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, është fotografuar teksa ‘qëndron’ përkrah fotove të ish-diktatorit Hoxha.
Ish-kryeministri Berisha ka ironizuar Dakon në Facebook, ku shkruan:
“Përjetë me kryexhelatin Enver Hoxha, Hitlerin shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore! sb”
Kryebashkiaku socialist shfaqet me fotot e Enver Hoxhës në homazhe.
Gjatë ditës së sotme në homazhet në nder të të rënëve për atdheun ishin edhe disa fanatikë të ish-diktatorit Enver Hoxha të cilët mbanin pankarta dhe fotot e tij.
Kjo shfaqje e ithtarëve të ish-diktatorit me fotot e tij në duar është bërë normale së fundmi, pasi ato janë ato janë shfaqur dhe me parë, madje dhe në prani të zyrtarëve të lartë socialistë.
Komunistët nuk i kanë kursyer asnjë “5 Maj” provokimet me foton e diktatorit Enver Hoxha tek Varrezat e Dëshmorëve, por sot situata ka degjenderuar në sherr.
Më të shumtë në numër, me foto më të mëdha e banderola, komunistët nisën të brohorasin emrin e ish-diktatorit: “Enver Hoxha”, “Enver Hoxha” pak pasi krerët e shtetit kishin nderuar dëshmorët me kurora me lule.
Thirrjet e tyre duket se kanë shqetësuar disa persona aty pranë dhe situata ka precipituar. Në një moment në foto është kapur teksa po flakin kurorën që mbështetës Hoxhës kishin vendosur në monument. Ka pasur përplasje fizike, sharje e dhunë, derisa janë shfaqur edhe forcat e policisë.

Artikulli paraprakEkspertët: Nuk e kuptojmë çfarë po ndodh
Artikulli tjetër5 Maji, “Unë, korrieri i Qemal Stafës, dëshmoj vrasjen e tij nga Enveri”, dëshmia e rrallë, të gjitha prapaskenat e eliminimit të tij