Përkeqësohen grevistët e urisë, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve dërgohet me urgjencë në spital

Greva e urisë së naftërarëve të Ballshit është futrur në ditën e 12, ndërsa kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit.

Sipas infomacioneve të para, Dautaj ka shfaqur shqetësime shëndetësore.

Mjekja që po ndjek situatën e kreut të Sindikatës ka thënë se ai është paraqitur me dhimbje të fortë të kokës, me lodhje dhe dobësi, në një kohë që ka rezultuar edhe me hipertension.

“Sokol Dautaj është paraqitur me një dhimbje të fortë të kokës, me një lodhje, dobësi.

Me ekzaminimin që i kemi bërë rezulton që të ketë hipertension. Duket që është i dehidruar, ka marrë mjekim për këto probleme që kemi parë“, ka thënë mjekja.

Vetëm ditën e djeshme naftëtarët e Ballshit morën vendimin drastik, duke refuzuar shërbimin mjekësor dhe mediat të futeshin në ambientet e grevës. Ishte Sokol Dautaj ai që mbylli derën me kyç, si dhe njoftoi mediat për këtë vendim.

Naftëtarët e Ballshit kërkojnë të marrin rrogat e prapambetura për vitet e fundit nga puna në rafineri.

111 1

Capture 34

Artikulli paraprakTaktika e Trump funksionon
Artikulli tjetërReagimi fortë ndaj Spiropalit: Fevziu nuk ka asnjë faj që fton në studio të Çmendurën E