Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Anastas Janullatos, mediat greke: Kryepeshkopi është intubuar

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismo”, në Athinë.

anastas janullatos

Sipas mediave greke, shëndeti i kryepeshkopit Anastas është përkeqësuar mëngjesin e sotëm, 24 janar.

Raportohet se kryepeshkopi ka përjetuar dëmtimet të rënë të të organeve dhe se është intubuar.

“Bëhet e ditur se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas është i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU) të “Evangelismos” pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e 10 janarit,”, shkruajnë mediat greke.

Kryepeshkopi ishte i shtruar në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor, pasi ishte sëmurë me grip sezonal, por u pa e nevojshme të transferohej në Athinë për ndihmë më të specializuar, më 3 janar, pasi kishte probleme nga sistemi tretës.

Gjendja e tij shëndetësore është e rënduar si për shkak të historisë së tij mjekësore, por edhe për shkak të moshës.

Artikulli paraprakMirela Karabina: Në Ditën Botërore të Arsimit, Rama bën atë që di të bëj më mirë, mashtrimin publik
Artikulli tjetërDëshmia e oficerit të grupit të shoqërimit në hetuesit: Në vitin 1981, Ismail Kadareja, po merrej me një skenar për filmat që do bëheshin për Mehmet Shehun, kurse Dritëro Agolli…