Përkeqësohet situata nga zjarret në Vlorë, flakët pushtojnë edhe bazën ushtarake të Pashalimanit

Flakët e zjarrit që vazhdojnë prej më shumë se një jave në Vlorë, kanë mbërritur paraditen e sotme dhe në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Bëhet e ditur se, në zonë ndodhet vetëm një zjarrfikëse nga ministria e mbrojtjes brenda bazës.

Zjarrfikësja nuk funksionon, ka shkuar në Pashaliman vetëm për të bërë xhirime filmike. Ndërkohë që zjarri po agravon në drejtim të bazës ushatarake, asnjë punonjës nuk shihet për shuarjen e flakëve. Aktualisht është djegur pylli i Pashalimanit.

Ndërkohë prefekti Mamaj ndodhet paraditen e kësaj të hëne në Pashaliman dhe me urdhër të tij është kërkuar ndalimi i filmimeve të gazetarëve.

Artikulli paraprakPolicët e Veliajt përplasen me banorët e Baldushkut
Artikulli tjetërCovid-19 në Shqipëri/ Zëri i Amerikës: Përse në kufijtë e vendit nuk ushtrohet asnjë kontroll!