Përleshje mes tifozëve në stadium gjatë ndeshjes së futbollit, dyshohet për më shumë se 50 viktima

Më shumë se 50 persona dyshohet se kanë vdekur pas përleshjeve mes tifozëve dhe një rrëmuje në një ndeshje futbolli në Guinenë juglindore, sipas Sky News.

 

Kryeministri Mamadou Oury Bah tha se qeveria “dënon incidentet që prishën ndeshjen e futbollit“.

“Gjatë rrëmujës janë regjistruar viktima”, shtoi ai, pa konfirmuar numrin e të vdekurve.

Një zyrtar lokal tha për agjencinë e lajmeve Reuters se rreth 50 persona dyshohet se janë vrarë.

Incidenti ndodhi të dielën gjatë një ndeshjeje në Nzerekore, qyteti më i madh në Guinenë jugore, mes Labe dhe Nzerekore.

Exit mobile version