Përleshje në Parlament mes deputetëve të opozitës dhe anëtarëve të qeverisë që po goditen me sende të ndryshme. Në mbrojtje të tyre ka ndërhyrë qarda për të mbrojtur Ramën. Rama është qëlluar me një shishe uji. Ruçi ka ndërprerë menjëherë seancën.
Në drejtim të Ramës i është hedhur pluhur i bardhë mbi kokë nga deputeti i PD Flamur Noka, teksa ndiqte i ngrysur bllokimin e foltores së Kuvendit nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe deputetët e tij.
Rojet e sigurisë kanë vrapuar t’i dalin para kryeministrit për ta mbrojtur, por nuk ka qënë e mundur.
Rama u mbulua nga pluhuri i bardhë bashkë me Zv.Kryeministren Senida Mesi dhe me Ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Ai nuk lëvizi nga vendi.
Kreu i opozitës Lulzim Basha vazhdon të qendrojë në foltore i rrethuar nga deputetët duke pritur që Ruçi të p?7rjashtojë kryeministrin nga seanca për fjalorin e tij vulgar ndaj shqiptarëve.