Protestuesit tek Parlamenti jane përplasur me policinë.
Dita e 19 e protestës, i ka zhvendosur banorët e zonës së Astirit përpara Parlamentit, ku kanë vendosur të protestojnë për prishjen e objekteve të tyre banimit apo biznesit.
Ka pasur hedhje të shashkave dhe tymuesve, teksa banorët po tentojnë që ti afrohen Kuvendit, dhe janë ndeshur në rezistencën e policisë. Hedhja e tymuesve ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje te qytetarët dhe efektivët e policisë.
Banorët e kanë ndezur situatën pas provokimeve që Rama ka bërë nga brenda, duke i përmendur shumë prej tyre në emër. Ata i kanë kërkuar kryeministrit një ballafaqim, duke bërë thirrje që ai të dalë në sheshin e burrave.
Ndërkohë që protestës po i bashkohen dhe deputetët e PD-së, që ishin duke zhvilluar një mbledhje paralele me atë të Kuvendit në Hotel Tirana.
Disa prej banoreve gra kanë tentuar që t’iu heqin kapelen punonjësve të policisë, cc’ka ka tensionuar edhe më shumë situatën.
‘’Parlamenti është i joni, të largohen hajdutët që kanë vjedhur votat. Nëse je burrë dil këtu në shesh, mos na provokoni”, kanë qenë disa nga thirrjet e bëra nga ana e banorëve.
Protesta para Kuvendit e banoreve te Unazes se Madhe
Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Donnerstag, 22. November 2018