Përmbyset automjeti i punës, 4 shqiptarët transportohen me helikopter në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 8.50 në Serrone, në malin Scalambra, gjatë punimeve të prerjes së pyjeve.

Një automjet ndërtimi është përmbysur në via del Maneggio, duke shkaktuar lëndime në katër punëtorë shqiptarë.

Të plagosurit janë një punëtor 27-vjeçar, dy 34-vjeçarë dhe një 30-vjeçar.

Të plagosurit u shpëtuan menjëherë dhe u transportuan me helikopter në spitalin Tor Vergata në Romë. Kushtet e tyre ende nuk dihen.

Karabinierët e pylltarisë Fiuggi kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Exit mobile version