Urgjenca në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është përmbytur nga uji ditën e sotme. Sic duket qartë në pamjet e mëposhtme, i gjithë korridori dhe pjesa e dyshemesë është përmbytur nga uji dhe sanitarja mundohet të kthejë situatën në normalitet.
Personi që ka bërë denoncimin pranë JOQ bën me dije se kishte shkuar të bënte një eko normale dhe është përballur me këtë situatë. “Ne po prisnim për të bërë eko dhe nga salla ku bëheshin operimet kishin plasur ujërat,” shkruan personi që ka dërguar pamjet.