Përmbytet sërish Vlora/ Disa minuta shi mbushin lagjet e qytetit me ujë!

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në rrugët e Vlorës, ku situata ka dalë jashtë kontrollit në disa lagje.

Pas disa minutash shi, lagjet e qytetit si “Demokracia”, “Isa Boletini”, “15 Tetori”, si dhe përreth Kishës Ortodokse, janë përmbytur duke vështirësuar kalueshmërinë dhe duke krijuar vështirësi të mëdha për qytetarët.

Disa rrugë janë përmbytur duke e bërë të vështirë lëvizjen për qytetarët dhe duke shkaktuar kaos në trafikun e qytetit.

Përveç kësaj, punonjësit e Ujësjellësit janë angazhuar në një protestë që ka filluar që nga dje dhe vazhdon edhe sot.

Sipas informacioneve të fundit, numri i punonjësve në shërbim ka qenë tepër i kufizuar, çka ka përkeqësuar edhe më tej situatën e përballjes me përmbytjet dhe pasojat që ato kanë shkaktuar.

Probleme të tjera janë raportuar edhe në lagjen “Albano-Romina”, ku ka pasur të njëjtat vështirësi për qytetarët që kalojnë nëpër rrugët e përmbytura nga uji.

Exit mobile version