I përmbyti Vjosa, fermerët nuk u dëmshpërblyen

Fermerët e Vlorës nuk janë dëmshpërblyer për serat të cilat u dëmtuan nga përmbytjet e dy viteve më parë. Këta fermerë janë dëmtuar vetëm për dëmet në kulturat bujqësore, ndërsa lidhur me shkatërrimin e infrastrukturës dhe pse asokohe Drejtoria e Bujqësisë përllogariti dëmin së bashku me faturën, Ministria e Bujqësisë e hoqi fare.
Në tetor të 2015, 2 vjet më parë, në Vlorë dhe Fier pati përmbytje të mëdha, pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa. Dëmet në bujqësi dhe blegtori ishin të mëdha. Në atë kohë kryeministri Rama shkoi vetë dhe çoi lopë e qingja në zonat e përmbytura.
Gjatë asaj kohe, ai udhëtoi shpesh drejt zonave të përmbytura ku garantoi se llogaritë janë bërë për çdo dëm dhe premtoi se ata do dëmshpërblehen për çdo dëm dhe se serat e dëmtura nga përmbytja do të rindërtohen duke i bërë ato më të mira se ato që ishin.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në Tiranë, makina përplas motorin
Artikulli tjetër38-vjeçari i vë zjarrin vetes në Elbasan pse nuk u punësua