Përmbytja e Autostradës/ Banorët përplasen me ministrin Xhafaj: Mashtrues, po mbytemi çdo vit

Banorët dhe pronarët e bizneseve që janë dëmtuar nga përmbytja e mbrëmshme në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Të tensionuar ata thonë se situata e përmbytjeve po përsëritet çdo vit dhe askush nuk i ndihmon. Një djalë thotë se, ka nxjerrë nënën me krahë nga banesa. “Desh jam mbytur mbrëmë”, thotë ai. Xhafaj ka shjkuar për të inspektuar autostrdën e përmbytyr por është përballur me revoltën e banorëve.

Babnorët iu drejtuan ministrit Xhafaj se, ne përmbytemi çdo vit ndërsa ju vetëm na mashtroni. Ju vetëm na mashtroni, kemi 4 vjet që vetëm përmbytemi dhe pse kekmi kërkuar ndihmë askush nuk ka ardhur këtu. Ju vetëm mashtroni”, janë shprehur banorët e irrituar.

Një biznesmen u shpreh se kishte telefonuar policinë për ndihmë dhe kjo nuk i kishte ardhur. “Kam kërkuar ndihmën e policisë se po mbyteshim Brenda biznesit, por policia nuk na u përgjigj. Çdo gjë e kemi zgjidhur vetë, Biznesi është përmbytur i gjithë. Edhe vjet u përmbyt, por nuk morëmm, asnjë dëmshpërblim”, tha biznesmeni. “Nëse nuk hapet përroi ne këtë situatë do të kemi gjithonë”, u shpreh një banor.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërSituatë katastrofike, qindra makina vijojnë të jenë të bllokuara në autostradën Tiranë-Durrës