Përmbytje në qytetin e Vlorës, Gjergji Nika: Po shplajnë makiazhin propagandistik të rilindjes, duke krijuar dëme shqetësuese për banorët

Përmbytje në qytetin e Vlorës, Gjergji Nika: Po shplajnë makiazhin propagandistik të rilindjes, duke krijuar dëme shqetësuese për banorët

Rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës. Në një reagim në facebook, kryetari i degës së Demokratëve Euroatlantikë Vlorë, Gjergji Nika, shprehet se përmbytjet po shplajnë makiazhin propagandistik të rilindjes, duke krijuar dëme shqetësuese për banorët.

Nika shprehet se institucionet qëndrore dhe vendore duhet të punojnë gjithë vitin për të shmangur probleme të tilla, që tashmë janë ciklike.

Reagimi i Gjergji Nika:

Përmbytjet po shplajnë makiazhin propagandistik të rilindjes, duke krijuar dëme shqetësuese për banorët e Vlorës, që nuk meritojnë këtë braktisje nga institucionet qëndrore dhe vendore, të cilat duhet të punojnë gjithë vitin për të shmangur probleme të tilla, që tashmë janë ciklike.
Në këtë orë të vështira duhet një ndërhyrje energjike e emergjencës civile dhe ushtrisë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve!

Exit mobile version