Reshjet e dendura të shiut që kanë pushtuar vendin tonë pasditen e sotme, kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Si pasojë e rrëshqitjeve të dherave është bllokuar aksi nacional Vlorë – Radhimë. Rruga është bërë e pakalueshme nga automjetet, duke formuar radhë kilometrike të makinave.
Siç shihet nga pamjet kjo pjesë e aksit rrugor është mbuluar nga balta.