Përmbytjet/ Uji vërshon në rrugë dhe banesa, situatë e rëndë në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Përmbytje, shkatërrim rrugësh, rrëshqitje dherash dhe ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Situata paraqitet më e rëndë në Tiranë, Durrës dhe Lezhë ku uji ka shkaktuar dëme të mëdha në biznese e banesa.

Në qarkun Gjirokastër, sipas informacionit nga emergjencat e bashkive, gjatë natës ka rënë 15 mm reshje shiu. Mungon energjia elektrike në Njësinë Administrative Luftinjë dhe Njësinë Administrtive Buz, bashkia Memaliaj.

Rrugët janë të hapura dhe nuk paraqiten probleme. Lumi Vjosa është në shtratin e tij dhe nuk përben shqetësim.

Në Kukës, gjatë natës ka patur reshje shiu të dendura që ende vazhdojnë. Aksi Ura e Bujanit-Qafe Morine, Sopot-Kerrnaj-Qafe Mejdan-Tropoje-Buçaj për momentin është e qarkullueshme. Aksi B.Curri-Valbonë, në segmentin Komuna Margegaj-Qender Dragobi, për momentin qarkullohet me një korsi pasi në rrugë kanë rënë gurë të mëdhenj dhe inerte. Aksi B.Curri-Fierzë është i qarkullueshëm, por edhe aty kanë rënë në rrugë gurë e inerte. Makineritë dhe fuqia punëtore ndodhen në teren, për pastrimin e akseve.

Në disa segmente ka prurje të mëdha të ujërave, që kanë dalë jashtë kanaleve të kullimit.

Mbrëmjen e djeshme pati përmbytje në Durrës dhe në Lezhë. Sot, në Lezhë situata duket më e  qetë.

Uji është tërhequr nga zonat ku kishte përmbytje mbrëmë, si në Lezhë ashtu dhe në Shëngjin. Ndërkohë probleme ka me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra për shkak të dëmtimit të linjave elektrike nga stuhia.

Durrësi bëhet ‘det’, kaos në trafik dhe ujë në banesa

Reshjet e shiut që kanë vijuar me intensitet përgjatë gjithë natës kanë krijuar probleme në pothuajse të gjitha rrugët e Durrësit. Rrethrrotullimet hyrëse dhe dalëse në qytet, kryqëzimi të Stadiumi, kryqëzimi pranë lagjes 17, aksi i brendshëm nga Torra Veneciane, në drejtim të Currilave, janë disa prej pikave më problematike, që vijojnë të jenë nën ujë që prej mbrëmjes së djeshme.

Pavarësisht se dy hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, po  ashtu edhe shërbimet zjarrfikëse të qytetit dhe të Portit,  situata vijon të jetë e përkeqësuar.

Ka kaos në qarkullim dhe ujë brenda banesave, kryesisht në zonën e lagjes 13 në Plazh dhe Shkozet dhe probleme me mjetet, është panorama me të cilën janë zgjuar qytetarët durrsakë.

Disa fshatra në Lezhë pa energji për shkak të stuhisë

Pas përmbytjeve të mbrëmjes së të mërkurës, 6 nëntor 2019, situata në Lezhë mëngjesin e sotëm duket më e  qetë.

Uji është tërhequr nga zonat ku kishte përmbytje mbrëmë, si në Lezhë ashtu dhe në Shëngjin.

Raportohet se ka pasur reshje me intensitet mesatar gjatë gjithë natës. Ndërkohë probleme ka me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra për shkak të dëmtimit të linjave elektrike nga stuhia.

perm

Artikulli paraprakAlvini më në fund i lirë: “Babi jam t’u ardh”!
Artikulli tjetërShkrimi i “Corriere della Sera” për shpëtimin e Alvinit…