Dy autobusë janë përplasur me njëri¬-tjetrin në aksin rrugor Cërrik-¬Gostimë, në afërsi të fshatit Shtërrmen, ditën e djeshme. Si pasojë e aksidentit ngelën të plagosur shoferi i njërit prej autobusëve dhe 2 pasagjerë të tjerë.
Ndërkohë, Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasit Agron Xibraku, 53 vjeç, banues në Cërrik. Ky i fundit, u arrestua, sepse duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” autobuz, me targa AA 681 CR, është përplasur me mjetin tip “Benz” autobuz me targa AA 637 JR, drejtuar nga shtetasi E.XH, 31 vjeç, banues në Cërrik.
Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Agron Xibraku si dhe shtetasit R.R, 26 vjeçe, banues në fshatin Shirgjan Elbasan, G.XH, 26 vjeç, banues në Cërrik, I.B, 45 vjeçe, banues në Cërrik, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa AA 681 CR.
Shtetasit, u dërguan në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.