Një prej djemëve të ish-deputetit të Partisë Social-Demokratike, Tom Doshi, James ka shkaktuar një aksident në fshatin Gajush të Lezhës.
I riu, edhe pse dyshohet se ka pasur faj në aksidentin që ka shkaktuar, duke përplasur një çift bashkëshortësh, është favorizuar dhe është lënë i lirë.
Policia e ka lejuar të marrë mjetin dhe të largohet edhe pse ka qenë fajtor për aksidentin.
Për të gjitha zhvillimet, është pezulluar shefi i Qarkulllimit Rrugor Lezhë, Ismet Sula.