Ky është 21-vjeçari Jorgaq Thengjilli, drejtuesi i mjetit “Benz”, i cili u arrestua nga Policia, pasi aksidentoi çiftin e të rinjve përballë Kryeministrisë dje, teksa ishin duke ecur mbi trotuar.
Mësohet se i riu ka qenë duke ecur me shpejtësi skëterrë, ndërkohë që ka humbur drejtuimin e mjetit duke “fluturuar” mbi trotuar, ku fillimisht ka përplasur vajzën dhe më pas djalin.
Dy të rinjtë e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
21-vjeçari nga Tirana, iu nënshtrua edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ. Po ashtu bëhet me dije se kjo nuk është hera e parë që 21-vjeçari ka shkaktuar problematika në qarkullim, pasi është gjobitur 20 herë.