Përplasja në ajër e dy avionëve ushtarakë francezë, identifikohen dy viktimat! Mbijeton njëri prej pilotëve

Dy avionë ushtarakë francezë u përplasën në ajër në lindje të vendit të mërkurën, duke u marrë jetën dy ushtarakëve. Një pilot i mbijetoi aksidentit, thanë zyrtarët francezë.

 

Në një shkrim në rrjetin X, Presidenti francez Emmanuel Macron i identifikoi viktimat në aksidentin e avionit të tipit Rafale AM.PA si kapiten Sebastien Mabire dhe toger Matthis Laurens.

Media franceze njoftoi se njëri prej ushtarakëve ishte pilot dhe tjetri po trajnohej. Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, tha në rrjetin X se piloti tjetër mbijetoi.

Avionët ishin pjesë e bazës ushtarake Saint-Dizier në Francën verilindore.

Exit mobile version