Përplasja vijon edhe jashtë Kuvendit. Nallbati dhe Sinaj konfliktohen sërish, i ndajnë deputetët

Edhe pse seanca plenare përfundoi, tensionet vijuan edhe jashtë ambienteve të Kuvendit.

Deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përplas sërisht me deputetin socialist, Vullnet Sinaj.

Ishin deputetë aty pranë, të cilët ndërhynë duke shmangur një agravim.

Brenda në Kuvend, Nallbati u përplas fizikisht me Sinajn, duke egoditur këtë të fundit, pasi kishte marrë fjalën.

Seanca plenare e kësaj të hëne në orën 17:00 nisi menjëherë me tensione, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita.

Sali Berisha, i rikthyer në Kuvend me 22 deputetë, bllokuan Foltoren e Kuvendit sapo nisi seanca.

Artikulli paraprakTensione në Kuvend, goditen me grushte deputetët e PS dhe PD
Artikulli tjetërPD, Çollaku: Një Opozitë që dhunon veten e të tjerët, kjo i duhet Ramës!