Kreu i Kadastrës, Artan Lame është pritur me protesta të shumta ditën e sotme në Lukovë. Lame është pritur nga banorët të cilët i kanë kërkuar llogari për punën e Kadastrës.
Sipas banorëve, Kadastra e drejtuar nga Lame kërkon që të regjistrojë vetëm banesat e tyre, dhe jo pronat që ata kanë.
Duket se plani i Lames dhe shefave të tij është që pronat e bregdetit t’i lënë pa pronar, që ta kenë më të lehtë për t’i marrë, shkruan banori.
Lame është përplasur dhe akuzuar nga banorët e zonave të Nivicës, Shën Vasilit dhe gjithë bregdetit.