Përplasje me armë në Gramsh, plagoset 35 vjeçari, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh.Një sherr mes dy të rinjve ka përfunduar në një plagosje me armë zjarri në qytetin e Gramshit. Sipas të dhënave të para të policisë së këtij qyteti ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali ku shtetasi M.H. rreth 28 vjeç, banues në Gramsh, për motive të dobëta ka plagosur në kofshë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin A.H., rreth 35 vjeç, banues në Gramsh.
I plagosuri është trasportuar në spitalin e Gramshit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Ndërkohë që një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që solli përdorimin e armëve.

Gramsh

Exit mobile version