Përplasje me armë në qytetin e Laçit, një i plagosur rëndë

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë në qytetin e Laçit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00. Bëhet e ditur se ka patur shkëmbim zjarri mes disa personave. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur një person, i cili është në gjendje të rëndë. Ai u dërgua drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Laçit dhe ka shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët që ishin të shumtë në kohën që ndodhi ngjarja. Mjaft qytetarë kanë vrapuar nëpër rrugë për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave. Fatmirësisht, plumbat kanë prekur vetëm personin që ka qenë shënjestër e autorit.
Burimet shtojnë gjithashtu, se i plagosuri është transportuar në kryeqytet me forca të shumta policie, për të shmangur ndonjë atentat të mundshëm gjatë rrugës ndaj të plagosurit. Policia e mbërritur në vendngjarje bën me dije, se nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi Mark Lleshi. Nuk ka informacion ende rreth shkaqeve të ngjarjes.

Exit mobile version