Përplasje mes policisë dhe banorëve në zonën e Laprakës, familjarët ngujohen në shtëpitë e tyre

Tensionohet situata mes policisë dhe banorëve në zonën e Laprakës. Punonjës të IKMT-së kanë nisur shembjet e banesave të cilat preken nga zbatimi i projektit të unazës së madhe. Banorët thonë se nuk janë njoftuar për shembjet e banesave. Një familje nuk lejon qe t’i shembin shtëpinë. Ata janë futur brenda në banesen e tyre që ndodhet tek ish AMC mbarapa shqiponjes, tek ish pularia
Banorëve të Laprakës u prishen pronat pa asnjë paralajmerim. Shtëpitë e tyre janë të legalizuara, thuhet në një njoftim të opozitës
IKMT-ja ka nisur një front të ri shembjesh dhe dëbimi të banorëve: në Laprakë. Banorët kanë dalë përballë fadromave, ashtu siç kanë dalë po sot ata të Astirit dhe ata të Shkozës.
Në kuadrin e projektit të Unazës së Re, punimet janë shtrirë në Laprakë, aty ku banesat janë në proces legalizimi dhe banorët e irrituar po protestojnë ndaj padrejtësisë, sepse gjithçka po ndodh pa paralajmërim.

auto Untitled 41543920355

Artikulli paraprakVdes nga i ftohti një endacak në mes të Tiranës, Lali Eri u shemb shtëpitë banorëve te Astiri
Artikulli tjetërFadromat e bashkisë po u turren banesave, deputetët e opozitës nisen drejt banorëve