Përplasje Thaçi-Haradinaj!

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ai nuk po rrezikon raportet me Amerikën, ndërsa, shefi i Qeverisë u tregon se si, sipas tij, prishen raportet me aleatët, duke përmendur Rusinë.
Refuzimi i kryeministrit për të hequr taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Haradinajt nuk po prish raportet me aleatin kryesor të Kosovë.
“Taksa nuk është vendosur kundër Amerikës”, ka vazhduar të thotë Haradinaj, që po i reziston presionit ndërkombëtar për ta hequr taksën si dhe liderëve të tjerë shtetërorë që po ashtu po kërkojnë nga Shefi i Qeverisë të heq dorë nga taksa.
Presidenti Hashim Thaçi disa herë ka përsëritur se duke u tekur në mosheqjen të taksës, po rrezikohen raportet me Amerikën.
E, kryeministri Haradinaj ka pasur një mesazh për ata që po e shohin vendimin e tij si rrezikim të marrëdhëneve me SHBA’në.
Madje ai tregon se si raportet me Amerikën nuk prishen, nëse i qëndron përballë Rusisë.
“Ata që po nguten t’i përkthejnë veprimet tona me prishje të marrëdhënieve tash nuk po e din këta që nuk është ashtu – kur rri përballë Rusisë, asnjë marrëdhënie me Amerikën nuk do ta prishësh”, ka shtuar ai.
Ky duket të jetë mesazh për Presidentin që është alarmuar për raportet me SHBA’në, që sipas tij, po i prish Haradinaj duke refuzuar të heq taksën.

Ndërkaq presidenti Thaçi ka pasur takim më kryeministrin rus, Dimitry Medvedev, në një tubim në Turqi, ndërsa në Paris me rastin e 100-vjetorit të armëpushimit nga Lufta e Parë Botërore, Thaçi ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, të cilin e ka ftuar për vizitë në Kosovë.
Në akademinë dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës, Haradinaj ka thënë se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë.
“Ne do të rrimë përballë Rusisë. Taksa nuk është vendosur kundër Amerikës por Rusisë. Rusia dhe Serbia ka punuar që të na tërheqë njohjet, me para”.
“Taksa do të mbesë deri në njohje. Pse duhet të ekzistojë taksa deri në njohje – sepse nuk është lehte të hash mallin e atij që na ka vra mirëpo kur na thuhet që të japim diçka për njohje, për çka po flitet më?”, është shprehur Haradinaj.
Kryeministri i vendit ditë më parë ka biseduar përmes telefonit me John Bolton, që është këshilltar kryesor i Presidentit Trump, John Bolton.
Telefonatën e mori pasi ai po refuzonte të hiqte taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake edhe përkundër disa takimeve e thirrjeve nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
/Express.al

Artikulli paraprakUkraina drejt presidencialeve të marsit, cilët janë kandidatët!
Artikulli tjetërNjë thumb për Juventusin, “tripletë… Ne interistët e bëjmë më së miri!