Përplasjet e para tek Teatri mes policisë dhe artistëve

Pólicia Bashkiake ka mbërritur para Teatrit Kombëtar dhe ka patur përplasjen e parë me artistët dhe aktivistët. Një person pati kónfrontim me pólicin duke i thënë: “Mos më prek me dorë, kush je ti që më prek me dorë”.

Ky i fundit reagoi duke i thënë: “Jam funksionar pólicie.” Kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është konsideruar si “pazar” nga mbrojtësit e Teatrit. Aktorja Juli Emiri që po xhironte videon, thotë se policia ka arritur për të hyrë në Teatër, ndërsa i bën ftesë të gjithë qytetarëve që të rrethojnë Teatrin për ta mbrojtur.

Policia Bashkiake ka mësyrë këtë pasdite me forca të shumta në Teatrin Kombëtar, ku janë pritur aty nga aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit.

Pas një debate verbal me këta aktivistë të cilët u kanë kërkuar arsyen e mbërrritjen në këtë insttucion, efektivët bashkiakë pa dhënë shumë sqarime, kanë vendosur në derën e institucionit një letër, ku bëhet me dije se tani e tutje ky institucion I kalon në varësi Bashkisë së Tiranës dhe nuk është më pronë e Ministrisë së Kulturës, bazuar në vendimin e fundit të qeverisë.

‘Në bazë të vendimit nr 15 3037 /1 të datës 12,.5 2020 për marrien në dorëzim të pasurisë 1/ 241 ZK 5380, Teatri Kombëtar

Inspektori Elton Dermishi, prezent edhe inspektori Kujtim Llapaj.’-shkruhet në shkresën e vendosur në derën e TK-së.

Artikulli paraprakPolicia Bashkiake tek Teatri, provokim për përplasje
Artikulli tjetërVeliaj dërgon policinë tek Teatri Kombëtar, reagon Vokshi: Provokim i rëndë! PD në krah të çdo qytetari dhe artisti