Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking me Dafina Hysa”, foli për negociatat mes PS dhe PD dhe se kush fiton nga kjo marrëveshje mazhorancë-rithemelim.
“Do ulen në një tryezë me mazhorancën? Nëse do ulen kjo është pozitive, por të shikojmë e çfarë do komunikojnë, fjalë apo arsye politike të nivelit të lartë”, tha Ngjela.
Si do ndikojnë këto lëvizje?
“Do t’i japin më shumë mundësi Bashës. Politika në Shqipëri është pasionante. Konflikti politik është armiqësi dhe tani ata ultrat e PD po e shikojnë këtë lëvizje dhe do shkojnë nga Basha. Kjo është historia. Çështja kryesore ishte që nuk duhet të përçahej PD. Saliu hyri kot në lojë me frymën e “Rithemelimit”. Ishte kërkesë individuale. Ai mendoi që ‘unë do përdor patinë për të shpëtuar veten’, po se ça do shpëtonte nga SPAK-u, asnjë nuk e kupton, se Spak-u nuk drejtohet nga ne, por nga Uashingtoni dhe BE. Ata e financojnë, për të na shpëtuar nga korrupsioni.
Problemi qëndron që e vetmja shpresë e Saliut është ‘miting’ dhe i bën të dalin në shesh, të rrëzojë regjimin, ca lidhje ka kjo? Marrja e pushtetit është bashkimi i PD-së. Si bashkohet? Nuk kuptojnë nga politika se janë pasionantë me UNIN, politika nuk e pranon këtë, politika nxjerr një ekip të ri, që ke marrëveshje të brendshme. Nuk bëhet kështu, duhet lëvizje politike me figura të pakorruptuara. Këto figura nuk do jenë armiq, por forca e këtyre rigrupon këta”, u përgjigj avokati.
Çfarë lëvizje mund të bëjë Basha, duket se do të mbetet jashtë?
“Politika është ide, të shohim do të dijë ta shfrytëzojë, se deri tani e kanë konsideruar të Ramës. Tani ata merren me Ramën. Po Basha? Opinioni publik po shikon që me PS-në po e luan Rithemelimi. Të shikojmë çfarë do thotë, akoma është në heshtje.”