“Përralla “shqipëria në BE”, bie sepse sot jemi në realitetin e Shqipërisë 313”, Basha: I vetmi vend që nuk kam shokë, është 7×7=313

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Noë” në Euroneës Albania, tha se shokët e tij, janë në fushatë, kandidatë përfaqësues, profesorë, intelektualë, ekonomistë dhe shkrimtarë. Ai tha se një pjesë tjetër i ka shokë universiteti në Hollandë dhe një pjesë tjetër në Amerikë.

Basha gjithashtu tha ironikisht se i vetmi vend që nuk ka shokë është 7×7=313.

“Shokët e mi politik, janë në fushatë, janë kandidatët më të mirë, lista më përfaqësuese, me profesorë, me mjekë, me intelektuaklë, me ekonomisë, me shkrimtarë, me artistë, me sportistë, me njerëz të vlerave, me përfaqësues të komuniteteit që vijnë nga komuniteti. Këta janë shokët e mi, janë në fushatë. Ca shokë të tjerë i kam në Holandë, shokët e studimeve. Ca shokë të tjerë i kam në Amerikë. E sigurtë është, në një vend nuk kam shokë, tek 7×7=313, aty skam shokë” – tha Basha.

Ai më tej tha se korrupsioni është problemi kryesor për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe pengesa kryesore për futjen në BE. Sipas Bashës, përralla “shqipëria në BE në 2030”, bie sepse ne sot jemi në realitetin e Shqipërisë 313.

“7×7-313 është autopsia e një qeverisje të korruptuar. Korrupsioni është problemi kryesor, pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe pengesa kryesore për futjen në BE. Përralla “shqipëria në BE në 2030”, bie sepse ne sot jemi në realitetin e Shqipërisë 313. Dhe pa shkuar deri në fund beteja kundër korrupsionit, nuk ka Shqipëri në BE, nuk ka fonde për të rritur pensionet, nuk ka ulje taksash. Dhe këtu ndahet shapi nga sheqeri, këtu jaën ata që premtojnë, Rama në mënyrë të përsëritur për herë të katërt premtime që nuk mbahen, premttoi 300 mijë vende pune, përzuri 1 milionë shqiptarë. Premtoi legalizime falas dhe e dimë se si është e vërteta e tyre, premtoi shëndetësi falas dhe sot premton të njëjtat gjëra. Fare e thjesht, asnjë prej këtyre premtimeve nuk do mbahet sërish, pse sepse paratë o do jenë në xhepat e qytetarëve, në xhepat e pensionistëve, në xhepat e fermerëve, ose në xhepat e shokëve të Ramës tek 7×7=313” – u shpreh Basha.

Exit mobile version