Përse e bënë?

Ndërsa në Athinë vazhdojnë akuzat dhe idetë mbi arsyet e realizmit të fotos së 7 ushtarëve me origjinë shqiptare dalin detaje të reja mbi ngjarjen. Gazetari Robert Goro, që punon në Athinë thotë se ka kontaktuar me një nga të afërmit e njërit prej ushtarëve. Sipas tij, të rinjtë nuk e njihnin më herët njëri tjetrin. Ata janë takuar gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Gardën e Republikës. Të rinjtë kanë bërë foton në një moment pushimi për të treguar identitetin e tyre pa pasur asnjë prapaskenë që lidhej me “Shqipërinë e madhe”. Një prej partive ekstremiste ka thirrur një interpelancë për këtë çështje në Greqi. Sipas Goros jane 12 mije rekrute shqiptare ne rradhet e ushtrise greke.

Artikulli paraprakProkurori Tola i shpëton vettingut
Artikulli tjetërParlamenti grek mblidhet për shqiponjën e ushtarëve